BI LACTIN PLUS

Ushqim për fazën fillestare të gicave në mëmëzim

Gicat kanë kërkesa shumë të larta për ushqimin e tyre të parë mbas periudhës së qumështit. Qumështi i dosës është ushqimi ideal për gicat e vegjël, por për fat të keq nuk e kanë në dispozicion më shumë se 3-4 javë, pastaj gicat janë të destinuar dhe të varur nga burime të tjera ushqyese.

Qendra e testimeve SCHAUMANN ka zbuluar me BI-LACTIN PLUS një ushqim fillestar në formën pluhur e cila mund t’i jepet e përzier me lëndën e parë (koncentrat) por edhe në formë paste në tas për gicat e pa shkëputur.

  • Veçanërisht për një shije të veçantë, konsum i lartë si dhe për një rritje uniformë të gicave.
  • Tretshmëri shumë e lartë dhe përdorim i enzimave, acideve dhe probiotikut sigurojnë një tretje të qëndrueshme.
  • Energji jashtëzakonisht shumë të larta si dhe përmbajtje optimale e aminoacideve sigurojnë një shtesë peshë optimale në periudhën e mëmëzimit.
  • Arritje e peshave të larta, në periudhën e shkëputjes si dhe gica të shëndetshëm.
  • BI-LACTIN PLUS është i përshtatshëm për shkëputjet nën 28-të ditë.
  • Të ushqyerit me  BI-LACTIN PLUS 10-15% përmirëson shijen e ushqimit të gicit si dhe e stimulon atë të rrisë konsumin në fazën e shkëputjes dhe atë para saj.

Përdorimi i produktit: BI-LACTIN Plus t’i ofrohet në formë pluhuri ose të përzihet me ujë të vakët minimalja 2 herë në ditë në formë paste. Të mbahet parasysh që higjena duhet të jetë në kushte optimale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *