CAROVIT

  • Rreth 25% e skartimeve në ferma ndodhin nga problemet e fertiliteti Shkaku primar i këtyre problemeve qëndron në kohën para zbulimit të afshit kryesisht në periudhën e fundit të barsmërisë dhe në javën e parë të laktacionit.
  • Periudha tranzitore, nga faza e tharjes deri në fazën e laktacionit zakonisht shoqërohet me një rënie të konsumit të ushqimit, me një bilanc negativ energjitik si dhe me një mobilizim të theksuar të lëndëve ushqyese mikro-makro, ndër të tjera dhe vitamina A, E dhe beta-karotin.

Mangësia e këtyre lëndëve ushqyese favorizon formimin e sëmundjeve inflamatore dhe çrregullimet me fertilitetin, pasi rritja e folikulës fillon në fazën e tharjes me 3 ciklet e ardhjes në afsh.

Përbërësit:

  • Beta-karotin në doza të larta
  • Përmbajtja optimale e vitaminës A dhe E
  • E pasur me grupin e vitaminave B

Rekomandimet për përdorim:

  • Në problemet e fertilitetit, mbetje plaçentash, viça të dobët në lindje, përmbajtje e lartë e qelizave, tendencat për formimin e kisteve.
    30–40 g/ për lopë në ditë
  • 14 ditë para pjelljes deri në 14 ditë mbas ndërzimit(konsumi 3–4 kg/lopë)

Shënim:
Lopët me dëmtime në mëlçi dhe probleme me diarenë kanë një nevojë më të lartë të beta-karotinës, në raste të tilla është i rekomandueshëm përdorimi i beta–karotinës edhe gjatë muajve të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *