SCHAUMALAC 50 PLASMA G

Të ushqyerit në mënyrë perfekte posaçërisht për gica të vegjël

Me SCHAUMALAC 50 PLASMA G mund të prodhohet lehtë një koncentrat me cilësi absolute  për periudhën e shkëputjes (0-8 kg peshë e gjallë). Drithërat e trajtuara për një asimilim të lartë, proteinë me origjinë bimore dhe shtazore të një cilësie të lartë, përmbajtja e komponentëve të yndyrës së qumështit dhe laktozës, të përziera me këtë premiks cilësor, të kombinuara me drithërat e fermës, garantojnë një racion perfekt me tretshmëri të lartë, mbështetje dhe siguri për rritje të garantuar të gicave të vegjël.

Në këtë cikël ne japim elementët shtesë si BONVITAL, NSP-Enzyme, acidet dhe fitaza. Nëpërmjet aplikimit të premiksit SCHAUMALAC 50 PLASMA G, ju mbështesni zhvillimin e gicave në fermë me një teknikë ideale.

ME SCHAUMALAC 50 PLASMA G mund të realizohet një përzierje optimale dhe  e sigurt, me një shkallë të lartë efikasiteti në fermat tuaja për kategorinë e shkëputjes.

Komponentët kryesorë vijojnë si më poshtë:

Probiotiku  BONVITAL, NSP-Enzima, fitazë dhe aromatizues sjellin:

  • Rritje të konsumit të ushqimit dhe tretshmëri sa më efektive me praninë e enzimave. Stabilizimi i aparatit tretës  nxit  shtimin e peshës.
  • Produktet shtazore si plazma e gjakut, mielli i peshkut, proteinat bimore si dhe përbërjet e rakorduara të aminoacideve si Lysin, Methionin, Threonin dhe Tryptophan 100% të asimilueshme, sigurojnë një burim cilësor si dhe furnizimin e nevojshëm proteinik të kafshës.
  • Komponentë me prejardhje qumështi me një tretshmëri të lartë si dhe burime proteinash lehtësisht të tretshme sigurojnë për një shfrytëzimin maksimal të përzierjes së koncentratit për kategorinë e gicave. Përdorimi i sojës në përzierjen ushqimore nuk është i nevojshëm.
  • Prezenca e imunoglobulinave stimulon në rezistueshmërinë e gicave dhe siguron vitalitetin në shëndetin e tyre.

Me SCHAUMALAC 50 PLASMA G do të arrini të garantoni një konsum/asimilim të lartë të ushqimit dhe veçanërisht gicat me peshë trupore të vogël do të kenë një rritje të shpejtë.

Sasia në përdorim:

50% e racionit të përfunduar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *