RINDAMIN BP

Produkti buferik për gjakun dhe rumenin

Për të mbajtur një nivel të lartë të prodhimit dhe për t‘a rritur atë, duhet të ketë një furnizim dhe balancim të lëndëve ushqyese dhe burimin energjitik.

Me përdorimin e substancave me absorbim të lartë rritet përmbajtja e karbohidrateve me tretshmëri të lartë. Kjo do të thotë një rrezik i lartë i acidozës. Kjo acidozë është akoma më e rrezikshme dhe e pranishme në periudha të nxehta.

Rindamin BP përmban një kombinim të efektshëm të tre komponentëve buferik. Në këtë mënyrë shmanget një acidozë e mundshme. Sistemi buferik rregullon vlerën e pH në gjak dhe stabilizon vlerën e pH në rumen. Bikarbonat natriumi reagon si substancë buferike në rumen.

Magneziumi ka një rol shumë të rëndësishëm për periudhën e verës.

Në situatat e mëposhtme është i rëndësishëm përdorimi i produkteve buferike

  • Përdorimi i lartë i silazhit të misrit
  • Kur nevojitet tretshmëri e lartë e ushqimit voluminoz
  • Kur ka sasi të ulët të fibrës në racion
  • Përdorimi i lartë i produkteve të grira imët
  • Përdorimi i lartë i koncentratit
  • Në rezutatet e ulëta të % së yndyrës

Shumë ferma qumështi kanë probleme në periudhën e verës me rendimentin e qumështit dhe përmbajtjen e komponentëve te tij. Shkaku i këtij fenomeni është temperatura e lartë.

Statistikat tregojnë që lopët e furnizuara me një përmbajtje të lartë të lëndëve ushqyese, kanë rezistencë më të mirë kundrejt faktorit stres nga i nxehti. Në këtë rast, furnizimi me magnez luan një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e konsumit të ushqimit dhe automatikisht në rritjen e rendimentit  të qumështit. Pikat e lartëpërmendura, janë forca e produktit RINDAMIN BP.

Stresi i lopëve të qumështit me një rendiment të lartë mund të reduktohet ndjeshëm me përdorimin e produktit RINDAMIN BP.

Përdorimi i produktit:

150gr për lopë në ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *