SCHAUMALAC ENERGY MIX PLUS

Gicat pirës kanë kërkesa dhe nevoja të veçanta për sa i përket fillimit të të ushqyerit me ushqim të fortë.

Kompania SCHAUMANN në sajë të punës të saj kërkimore ka arritur që të zhvillojë një starter special Schaumalac Energy MIX Plus, i cili është në fomë mielli (i bluar). Ky produkt mund t‘u jepet gicave si ushqim plotësues duke u përzier me komponentë sipas recetës Schaumann.

Karakteristikat e produktit:

  • Ushqimi ka një shijueshmëri të lartë dhe siguron një zhvillim të njëtrajtshëm të të gjithë gicave.
  • Tretshmëria e lartë dhe përdorimi i enzimave, acideve dhe probiotikëve siguron një tretje të qëndrueshme.
  • Përmbajtja jashtëzakonisht e lartë e energjisë dhe aminoacideve përmirësojnë rritjen e laktacionit.
  • Pesha  e lartë e gicit në periudhën e largimit nga nëna sjell më pak stres dhe një zhvillim më të mirë të gicit.
  • Schaumalac Energymix është mëse i përshtatshëm për t‘u përdorur deri në peshën 25kg.
  • Shtimi 10% i Schaumalac Energy Mix përmirëson të shijuarin dhe marrjen e starterit për gicat në fazën e shkëputjes nga gjirit.

Përzierja:

Energy MIX rekomandohet të përzihet në masën 10% të racionit ushqimor për  gicat deri në 25kg.

Kushtoni gjithnjë vëmendje higjienës absolute dhe ushqimit të freskët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *