Ftesë: Panairi “Ditët e Bujqësisë 2025”
Austria Praemix ka kënaqësinë t’ju ftojë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Shqipëri “Ditët e Bujqësisë 2025”, i cili do të organizohet në datat 23-25 Prill në qytetin e Lushnjës.
Këtë vit Austria Praemix prezanton teknologjitë më të reja europiane në blegtori:
1. KUR: E Enjte, 24.04.2025, ora 11:30-12:15, KU: Event Zone
SmaXtec – Risi në tregun europian në menaxhimin e shëndetit dhe prodhimtarinë e gjedhit
2. KUR: E Enjte, 24.04.2025, ora 12:30-13:15, KU: Event Zone
Inovacionet e Schaumann një risi për tregun lokal:
a) Boncrop: Teknologji e avancuar për tokë bujqësore të shëndetshme dhe rendimente maksimale
b) Greenstar: Fara të kulturave foragjere me nivel të lartë proteinik, garanci për rendimente të larta qumështi
c) Menaxhimi i fermave blegtorale nëpërmjet analizave të regullta të ushqimeve foragjere
Na vizitoni në stendën tonë nr. 71
Ju mirëpresim,