Smart Farming

Smart farming është një koncept menaxhimi që fokusohet në ofrimin e digjitalizimin e proceseve të punës në fermat blegtorale duke përdorur teknologji të avancuar për gjurmimin, monitorimin, automatizimin dhe vlerësimin e proceseve.

1

BigFarmNet: Sistemi ideal i menaxhimit për pulari

Menaxhimi i proceseve të punës në pulari, në mbarë botën është i lidhur ngushtësisht me dixhitalizimin e tyre. Sistemet softuerike të Big Dutchman për menaxhimin e pularisë kontrollojnë të ushqyerit, ajrosjen, rregullojnë temperaturën, grumbullimin e vezëve për inkubim dhe aktivizojnë alarmet në rast problemi. BigFarmNet, ky softuer unik është sistemi ideal i menaxhimit për pulari dhe bën dixhitalizimin të lehtë, të shpejtë dhe të sigurt në përdorim.

  • Gjithmonë i përditësuar: evidenton gjithçka
  • Një softuer për monitorimin e të gjithë parametrave– komod, i shpejtë dhe shumëgjuhësh
  • Më i sigurt
  • Rezultatet e prodhimit të optimizuara dhe kostot e reduktuara

2

Sistemi i matrikullimit smart (Eartags) për monitorimin e lopëve

Pajisja e kafshëve tuaja me matrikuj “smart” mundëson monitorimin dhe lokalizimin e të dhënave individuale gjatë gjithë jetes së tyre. Sistemi i matrikujve smart të Smartbow për gjedhë mund të përdoret për identifikimin e kafshëve, vendndodhjen në kohë reale dhe për monitorimin e shëndetit. Të dhënat e krijuara shfaqen automatikisht në PC, Smartphone ose Tablet, duke lehtësuar vendimarrjet në fermë.

  • Vendndodhja në kohë reale
  • Monitorimi i shëndetit- 24 orë
  • Identifikimi i kafshëve

3

Teknologjia smart për strukturat e strehimit të kafshëve

Përdorimi në ferme i NFC Smart Technology i aplikacionit Schauer SmartControl është i programuar posaçërisht për lidhjen e të gjithë pajisjeve në stalla dhe monitorimin e funksionimit të tyre në çdo kohë. Nëpërmjet sistemit NFC dhe përdorimit te robotëve mundësohet levizja e plehut organik, në stacionet e ushqimit duke shfrytëzuar në mënyre eficente burimet njerëzore në fermë dhe rendimente optimale. Fermeri mund të kontrollojë të gjitha proceset nëpërmjet një pajisje celulare.

  • Informacion në kohë reale
  • Pasqyrimi dhe kontrolli i hyrjeve dhe kostove të ushqimit
  • Smart & miqësor ndaj përdoruesit

4

Menaxhimi i Sistemit të Ujitjes nëpërmjet celularit

Duke përdorur aplikacionin SmartRain të mbështetur nga BAUER GPS, fermeri llogarit dhe planifikon sasinë optimale të ujitjes bazuar në lagështinë e matur të tokës, llojin ekzistues të tokës dhe kushtet e motit. Aplikacioni mund të përdoret nga çdo pajisje celular dhe ju ofron një pasqyrë të makinerive tuaja vaditëse, gjithmonë dhe kudo.

  • Kurseni kohë përmes ujitjes së optimizuar
  • Pasqyrim i saktë i makinerive dhe proceseve
  • Gjenerim i saktë i raporteve dhe dokumentacioneve

5

SmartCam HD

Një sistem unik me shumë mundësi! Thjeshtësi në përdorim, monitorim i kafshëve nëpërmjet një aplikacioni (UCCAM) në pajisjen celulare, bateri të fuqishme me pamje deri në 6 orë.

  • Mbikëqyrje e detajuar gjatë transportit të kafshëve
  • Akses përmes pajisjeve të ndryshme (smartphone, PC ose tablet)
  • Aplikacion falas për iOS ose Android në smartphone ose tablet
  • Funksioni “Night Vision”, për shikueshmëri më të qartë natën (sensori i dritës, sensori i imazhit, si dhe LED IR)

Qëndroni të përditësuar me të rejat tona më të fundit.
Abonohuni në buletinin tonë.

Sukses në stallë