Rreth Nesh

Sukses në stallë –
Nga praktika për praktikë.

  • Austria Praemix, kompania lider në tregun shqiptar dhe atë kosovar të ushqimit dhe përkujdesjes së bagëtive, u themelua në vitin 2008 nga Dr. Hans Spernbauer. Mbështetur në dijen shumëvjeçare mbi industrinë e përpunimit të ushqimeve dhe blegtorinë, në përvojën e tij si dhe padyshim në përfaqësimin e mbi njëzet kompanive më të mira të vendeve gjermanishtfolëse të kësaj industrie, Austria Praemix ka arritur të fitojë dhe t‘u shërbejë besnikërisht mbi 500 fermerëve në Shqipëri e Kosovë.
  • Misioni i themeluesve dhe i gjithë kompanisë në vetvete, është që ditë pas dite të punojmë me dedikim në zhvillimin dhe transformimin e bujqësisë. Ne jemi të bindur se kjo gjë arrihet përmes këshillimit, dijes dhe produkteve tona, duke nxitur një rritje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme të blegtorisë shqiptare dhe duke investuar në një integrim të sigurt e më të fortë me mbështetjen e partnerëve tanë europianë.
  • Pas katërmbëdhjetë viteve të suksesshëm në treg, ne e dimë se suksesi në stallë vjen kur produktet inovative dhe cilësore gërshetohen me dijen e njohuritë e shkëlqyera praktike. Për të fituar rezultate maksimale në fermën tuaj, Austria Praemix kujdeset t’ju ofrojë zgjidhje inovative që jo vetëm do t’ju kursejnë kohë dhe energji, por edhe do të optimizojnë rezultatin e përgjithshëm.
  • Të gjitha produktet tona janë të zhvilluara e testuara nga institucionet kërkimore dhe universitetet më me emër në Austri e Gjermani. Ato janë të pajisura me të gjitha certifikatat europiane të cilësisë dhe përdoren gjerësisht në fermat europiane, duke garantuar suksesin në stallë. Austria Praemix mbulon të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën nëpërmjet një rrjeti të sigurt dhe të shpejtë të këshilluesve dhe shpërndarjes, duke u mbështetur në një staf teknik i cili kualifikohet në vazhdimësi.
  • Strukturat tona të magazinimit, ruajtjes dhe transportit të produkteve respektojnë rreptësisht standardet europiane. Objektivi i Austria Praemix është ofrimi i shërbimeve dhe produkteve më cilësore për fermat blegtorale në vend, duke garantuar suksesin e tyre në menaxhimin efektiv dhe rritjen e përfitueshmërisë së tyre, në përputhje me kërkesat europiane për shëndetin dhe mirëqënien e kafshëve.
  • Gjithçka për suksesin e fermës suaj!

Puna që bëjmë

Projektet Referuese

projektet tona

COCOAL sh.p.k, Durrës

Teknologji e kompanisë gjermane Big Dutchman

COCOAL sh.p.k, Durrës
Teknologji e kompanisë gjermane Big Dutchman

BIGFARMNET: Sistem Konstrolli dhe Menaxhimi

Lexo më shumë

Ferma DEPULO, Lezhë

Schauer Company

Ferma DEPULO, Lezha
Kompania Schauer

Kapacitet 420 dosa

Lexo më shumë

Veza e Mëngjesit, Berat

Kompania Gruber

Veza e Mengjesit, Berat
Teknologji e importuar nga Austria, prodhuar nga kompania Gruber

Kapaciteti: Kapacitet bluarje 5 T/ora dhe përzierje deri në 2.5 Ton/ora

Lexo më shumë

Vjen sh.p.k, Lushnje

Kompania Schaumann

Vjen sh.p.k, Lushnje
Kompania Schaumann

Kapaciteti: 560 krerë

Lexo më shumë

Vlera që sjellim

Sukses në stallë – nga praktika për praktikën

Këshillim profesional dhe me përvojë për ferma individuale

Qëndrueshmëria dhe mirëqenia e kafshëve

Më shumë se dy dekada eksperiencë

Ku operojmë

Austria Praemix, si partneri juaj i besueshëm në sektorin agrar për Shqipërinë dhe Kosovën sjell një portofol të pasur projektesh, me anë të të cilëve aspiron të jetë lideri kryesor rajonal në inovacion, duke kontribuar në një jetë më të shëndetshme për fermat blegtorale, përmes cilësisë më të mirë dhe përkushtimit të një stafi me përvojë shumëvjeçare.

Partnerët tanë

Përfitimet e të punuarit me ne

Sukses në stallë – nga praktika për praktikën

Ne besojmë se suksesi në stallë vjen kur produktet inovative dhe cilësore gërshetohen me dijen e njohuri të shkëlqyera praktike. Për një menaxhim operacional profesional, rishikimi i vazhdueshëm i parametrave klasikë në procesin e operimit është i rëndësishëm për të qënë në koherencë me tendencat dhe zhvillimet e fundit në blegtori.

Konsulencë profesionale dhe me përvojë për ferma individuale

Rrjeti i gjerë i konsulentëve të Austria Praemix garanton disponueshmërinë në ferma, në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë. Qëllimi ynë është të ofrojmë zgjidhje inovative, efiçente dhe produkte europiane, të çertifikuara, duke i sjellë pranë klientit në kushtet e duhura të ruajtjes.

Qëndrueshmëria dhe mirëqenia e kafshëve

Krahas aspekteve ekonomike, mjedisore dhe sociale të qëndrueshmërisë, fokusi qendror për Austria Praemix është mirëqenia e kafshëve. Në këtë drejtim, shëndeti i kafshëve luan një rol kyç. Shumë nga përbërësit aktivë të siguruar nga Austria Praemix kanë një ndikim pozitiv në shëndetin e kafshëve.

Dy dekada eksperiencë

Ne kemi një përvojë të gjatë në bujqësi dhe blegtori, në Shqipëri dhe Kosovë. Ne iniciojmë dhe marrim pjesë në partneritete të vlefshme bashkëpunimi. Kombinimi i profesionistëve më të mirë ndërkombëtarë me shërbimet e konsulencës lokale, na lejojnë të vendosim objektivat e klientëve tanë në radhë të parë dhe të arrijmë rezultate unike të suksesshme.