Partneritete të forta Ndërkombëtare

  • Angazhimi ynë ndaj fermerëve dhe prodhuesve shprehet më së miri në marrëdhëniet afatgjata me partnerët tanë në Austri dhe Gjermani, lider në sektorin agrar.
  • Austria Praemix, është krenare dhe e nderuar që bashkëpunon me shumë partnerë ndërkombëtarë. Faleminderit që i besoni kompanisë sonë dhe mbështeteni në njohuritë dhe përvojën tonë në biznesin blegtoral.

Të ushqyerit e kafshëve

Schaumann

E themeluar në 1938, Shaumann është një kompani gjermane, e cila është e specializuar në prodhimin dhe zhvillimin e suplementeve ushqyese, si edhe në produktet për balancimin e dietës për gjedhë, derra, dhi, dele dhe kuaj.

Denkavit

Denkavit është e specializuar në të ushqyerin e kafshëve të remontit, një kompani lider për fermerët dhe industrinë e ushqimit. Aktivitetet e tyre janë të mbështetura nga një laborator modern dhe plotësisht i pajisur për monitorim, kërkim dhe zhvillim.

Reisenberger Gmbh

Reisenberger Gmbh është një kompani ndërkombëtare tregtare që mban një pozicion drejtues në Austri si një partner dhe furnizues i shtesave ushqimore për ushqimin e përbërë dhe veterinarët.

Ndërtim kompleksesh blegtorale

Schauer Agrotronich

Që nga viti 1949 Schauer ka qenë një pionier i përshtatshëm në mbarë botën në blegtori. Ata kanë përvojë të gjatë në teknologjinë e avancuar të të ushqyerit dhe ofrojnë zgjidhje inovative, miqësore për strukturat e strehimit të kafshëve.

DeLaval

Për më shumë se 135 vjet histori DeLaval vazhdon të punojë në interes të fermerëve, për të bërë ndryshimin, duke gjetur mënyra dhe zgjidhje të reja për një progres të suksesshëm në prodhimin e qumështit.

Big Dutchman

Big Dutchman ka planifikuar sisteme moderne të të ushqyerit dhe pajisje strehimi për prodhimin e derrave dhe shpendëve që nga viti 1938. Ato ofrojnë zgjidhje praktike, ekonomike dhe miqësore me mjedisin, të gjitha të përshtatura për nevojat e ardhshme.

Higjiena

Calvatis

Calvatis është një nga prodhuesit kryesorë të detergjenteve dhe dezinfektuesve në botë. Marka ka qenë në treg që nga viti 1929 dhe është zhvilluar me përvojë shumëvjeçare.

Mbarështimi i kafshëve

PIG Austria

PIG Austria është një kompani austriake e themeluar menjëherë pas një vendimi historik në vitin 2019, në të cilën fermerët janë bashkuar për të tregtuar së bashku produktet e tyre blegtorale.

Schropper

Cilësi e lartë, shërbim klienti dhe partneritet- ky është parimi të cilit Schropper i ka qëndruar fort për më shumë se 85 vjet. Me shumë vite experiencë, Schropper sot është një prej kompanive të mbarështimit më të fuqishme në Austri.

Genetic Austria

Genetic Austria u ofron fermerëve në mbarë botën bazën për një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt: material biologjik gjedhi, embrion dhe mbarështim të gjedhëve me gjenetikë të lartë austriake.

Pajisje për komplekse blegtorale

Kerbl

Për më shumë se 35 vjet në të bërit biznes, Kerbl GmbH, me eksperiencën e tij ka arritur të krijojë një status si partneri më i rëndësishëm i bujqësisë.

Rosensteiner

Që prej themelimit të saj në 1982, në Steinbach/Steyr në Austrinë e sipërme, Rosensteiner është një prej kompanive lider në teknologjitë e mirëmbajtjes së thundrave dhe pajisjeve të gjithanshme të transportit.

Gruber

E themeluar 40 vjet më parë, Gruber është një kompani austriake lider në sistemet e përpunimit të grurit. Ekspert për ruajtjen, transportimin dhe përpunimin e grurit.

Smartbow

Smartbow GmbH ka zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë me sukses matrikuj smart të cilat vendosen tek kafshët (Eartags) për zbulimin e nxehtësisë, përtypjen dhe monitorimin e shëndetit, si dhe lokalizimin e tyre në kohë reale.

Bauer

Që nga themelimi i saj në 1930, BAUER është fokusuar në teknologjinë e ujitjes. Sot BAUER është lider në tregun global në teknologjinë e ujitjes, duke eksportuar në rreth 100 vende.

DM Folien

DM Folien është një furnitor shumice, i specializuar në fushën e bujqësisë, industrisë dhe tregtisë së paketimit. E themeluar në vitin 1983, kompania është sot një nga furnizuesit kryesorë në Gjermani.

Völker

VÖLKER është themeluar që prej 1986, duke zhvilluar në mënyrë të suksesshme Industrinë e vezës. Ata zhvillojnë makineri dhe sisteme me cilësi të lartë në lidhje me klasifikimin dhe paketimin e vezëve.

Westermann

Westermann, një lider në teknologjinë e pastrimit, është një kompani e themeluar në vitin 1989. Makineritë e tyre të pastrimit tejkalojnë produktet e kompanive të tjera në performancë dhe qëndrueshmëri.

Teknologji të therjes

Voran

Kompania Voran, një kompani austriake, e cila nëpërmjet përpunimit të mishit ofron zgjidhje për optimizimin e cilësisë dhe jetëgjatësisë së tij. Këto zgjidhje janë rezultat i dizajnit të qëndrueshëm të impianteve, përzgjedhjes së pajisjeve, praktikës dhe proceseve higjienike.

Banss

BANSS ka më shumë se 140 vjet ekperiencë në teknologjinë e therjes. Kjo kompani furnizon me sisteme moderne të therjes dhe përpunimit të mishit, dhoma me sistem transportues, ruajtës, ftohës për gjedhë, derra dhe dele.

Diagnostikim ushqimor

ISF Schaumann Forschung

ISF Schaumann Research u krijua në vitin 1984. Fokusi i aktivitetit të saj kërkimor është fusha e të ushqyerit të kafshëve. Qëkurse u krijua, qëllimi i kompanisë ka qenë përmirësimi i shëndetit, pjellorisë dhe performancës së tyre.

Jeni të interesuar të bëheni partneri ynë?

Përfitimet e të punuarit me ne

Suksesi në stallë – nga praktika për praktikë

Ne besojmë se suksesi në stallë vjen kur produktet inovative dhe cilësore gërshetohen me dijen e njohuri të shkëlqyera praktike. Për një menaxhim operacional profesional, rishikimi i vazhdueshëm i parametrave klasikë në procesin e operimit është i rëndësishëm për të qënë në koherencë me tendencat dhe zhvillimet e fundit në blegtori.

Konsulencë profesionale dhe me përvojë për ferma individuale

Rrjeti i gjerë i konsulentëve të Austria Praemix garanton disponueshmërinë në ferma, në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë. Qëllimi ynë është të ofrojmë zgjidhje inovative, efiçente dhe produkte europiane, të çertifikuara, duke i sjellë pranë klientit në kushtet e duhura të ruajtjes.

Qëndrueshmëria dhe mirëqenia e kafshëve

Krahas aspekteve ekonomike, mjedisore dhe sociale të qëndrueshmërisë, fokusi qendror për Austria Praemix është mirëqenia e kafshëve. Në këtë drejtim, shëndeti i kafshëve luan një rol kyç. Shumë nga përbërësit aktivë të siguruar nga Austria Praemix kanë një ndikim pozitiv në shëndetin e kafshëve.

Dy dekada eksperiencë

Ne kemi një përvojë të gjatë në bujqësi dhe blegtori, në Shqipëri dhe Kosovë. Ne iniciojmë dhe marrim pjesë në partneritete të vlefshme bashkëpunimi. Kombinimi i profesionistëve më të mirë ndërkombëtarë me shërbimet e konsulencës lokale, na lejojnë të vendosim objektivat e klientëve tanë në radhë të parë dhe të arrijmë rezultate unike të suksesshme.