ALMAKO – QFPB
- Që nga viti 2000, ALMAKO është përqendruar në sektorin e bujqësisë, me fokus nga blegtoria, mbarështimi e deri te prodhimi i ushqimit të kafshëve. Deri më tani kemi zhvilluar më shumë se 150 seminare në sektorin e bujqësisë.
- Në fokus fillimisht ishte sektori i gjedhëve, focus i cili u zgjerua më vonë në sektorin e pulave, brojlerave dhe derrave. Çdo vit kemi sjellë në Shqipëri më shumë se 3000 lopë barëse, më shumë se 700.000 pula dhe së bashku me kompaninë Schaumann, jemi shumë aktivë në fushën e formulimit të racionit ushqimor. Më shumë se 10 vjet më parë sollëm në Shqipëri edhe prodhimin modern të silazhit me probiotikë në vend të konservimit të kripës.
- Parimi ynë është të promovojmë zhvillimin e bujqësisë sipas standardeve të BE-së. Prandaj punonjësit tanë janë trajnuar shpesh në Austri dhe ne kemi kryer edhe shumë kurse trajnimi. Prej 15 vitesh QFPB ka ofruar mbi 2.000 këshillime direkte në ferma, për veterinerë dhe këshillues në të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe Kosovës. Ofrimi i praktikave më të mira në fushën e blegtorisë mbështetet dhe realizohet nga ekspertë dhe referentë nga Austria dhe Gjermania.
- Në periudhën 2005-2010, ALMAKO realizoi një projekt në fushën e Bujqësisë në Shqipëri, në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim. Pikërisht atëherë u krijua “Qendra e formimit profesional të blegtorëve – QFPB”, e cila ofron trajnime në rajon, të mbajtura nga ekspertë ndërkombëtarë të fushave përkatëse.
Artikuj
1
Gjedhë
Në këtë seksion, ne ju rekomandojmë çfarë është më e mira për lopët tuaja. Si të rrisni produktivitetin e lopëve tuaja (qumësht, mish), si t’i ushqeni ato në porcione të caktuara, të kujdeseni për shëndetin e tyre etj. Këtu gjithashtu do të gjeni informacion mbi zhvillimet aktuale të produkteve për gjedhët dhe për produktet inovative për lopët qumështore, lopët në tharje, viçat e rinj dhe ata të majmërisë.
2
Derra
Ka një shumëllojshmëri mënyrash për të rritur derrat, nga fermat më të thjeshta individuale deri te njësitë intensive të industrisë tregtare të derrave. Cilëndo metodë që zgjidhni, qëllimi duhet të jetë ta bëni atë në një mënyrë të sigurt, humane, të qëndrueshme ndaj mjedisit dhe fitimprurëse. Austria Praemix mund t’ju ndihmojë të mësoni më shumë rreth praktikave më të mira në lidhje me prodhimin dhe menaxhimin e derrave, të ofrojë këshilla për rritjen e gicave, dosave dhe fermave me rendiment prodhimi të lartë.
3
Shpendë
Në këtë seksion do të gjeni informacione mbi industrinë dhe rritjen e shpendëve. Austria Praemix ofron informacionin më të përditësuar mbi një sërë temash të rëndësishme për kultivuesit komercialë të shpendëve, si dhe për fermerët e vegjël. Temat e diskutuara përfshijnë biosigurinë, të ushqyerin, prodhimin dhe menaxhimin e shpendëve, pularitë dhe pajisjet përbërëse të tyre, si dhe sëmundjet e shpendëve.
4
Dele & Dhi
Pavarësisht nëse rrisni dele dhe dhi për përfitime në një fermë blegtorale të madhe apo në një fermë të vogël, Austria Praemix ka krijuar burime të dobishme për rritjen dhe mbarështimin e tyre. Qëllimi kryesor i një ferme të suksesshme të mbarështimit të deleve dhe dhive është të prodhojë qengja, keca dhe nënprodukte me cilësi të lartë që fermerët mund t’i tregtojnë për një fitim. Gjeni burimet që ju nevojiten për të siguruar efikasitetin, cilësinë dhe sigurinë e mbarështimit të të imtave.
5
Kullota dhe livadhe
Kullotat dhe livadhet janë burimi më i rëndësishëm i vetëm i ushqimit për ripërtypësit. Kur një fermer ushqen kafshët në fermë, do të ketë një rezultat të drejtpërdrejtë në shëndetin e tyre, si edhe në cilësinë e produkteve të mishit e të qumështit. Në këtë sektor mund të gjeni informacion mbi opsionet që kanë fermerët kur bëhet fjalë për të ushqyer kafshët e fermës së tyre, gjithashtu rekomandim për kultivimin e ushqimit dhe kullotat e përhershme.
Trajnime
- Në harkun kohor prej 20 vjetësh, ALMAKO ka zhvilluar më shumë se 150 seminare në fushën e blegtorisë dhe bujqësisë.
- Nëpërmjet programeve tona të trajnimit, pjesëmarrësit kanë patur mundësinë të fitojnë përvojë të shkëlqyer për fermat e kategorive gjedhë, derra, kullotat dhe livadhet, mbarështimin e kafshëve etj. Ekspertët tanë të përkushtuar kanë ofruar njohuri për aftësitë e nevojshme të biznesit, teknologjisë dhe blegtorisë për të qenë të suksesshëm në industrinë që ndryshon me shpejtësi.
Internships
- BËHUNI PJESË E PRAKTIKËS NË FERMAT ZVICERANE NË 2024!
- Bashkëpunimi Gjerman – GIZ, në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm rural në Shqipëri” ofron një mundësi të mrekullueshme për Ju! Aplikoni sot dhe filloni një udhëtim drejt menaxhimit të suksesshëm të biznesit tuaj familjar!
- Ju lutemi dërgoni CV-të dhe letrën e motivimit, në adresën: projects@aie.al
- Ju urojmë suksese!