TEKNIKAT PËR SILAZHIM OPTIMAL

Përpunuar nga Klevis Xhardja

Icon RINDAMAST UNI

Në mbarështimin e lopëve të qumështit, kostot e ushqimit përbëjnë pjesën më të madhe të kostos së përgjithshme të prodhimit. Prandaj, po i jepet gjithnjë e më shumë prioritet ushqimit të lopëve të qumështit dhe cilësisë së foragjereve voluminoze. Për të arritur rendimente të larta të qumështit, lopët duhet të konsumojnë foragjere voluminoze të cilësisë së lartë. Metoda e re e përgatitjes së foragjereve ‘extra dry’ mundëson përftimin e foragjereve me cilësi të lartë. Cilësia, konsumi i foragjereve dhe kërkesa e përgjithshme për foragjeret dhe koncentrat shpjegohen nëpërmjet 4 shembujve të mëposhtëm:

Rritja e rendimentit të tufës përmes gjenetikës.

Përmes foragjereve cilësore, rritet konsumi i ushqimit për çdo kafshë, duke rritur rendimentin nga ushqimi i prodhuar në fermë. Si pasojë, ulen shpenzimet për koncentrat, konsumi i të cilit ndikon pozitivisht në mjedis. Kështu, reduktohen shpenzimet për ushqimin me shumë kalori. Pakësimi i blerjeve të lëndëve minerale ndikon pozitivisht në mjedis (problemet e gropave të plehut). Përveç kësaj, rritja e nivelit të energjisë në foragjeret voluminoze me 10% rezulton në ulje të konsumit të koncentratit. Kjo ul kostot e ushqimit.

Si silazhohet me cilësi optimale?

Bazat për një silazhim të mirë gjenden te cilësia e materialit të foragjereve. Llojet e barit me tretshmëri të lartë janë të rëndësishme. Përmbajtja e celulozës në bar duhet të jetë rreth 23% dhe të mos kalojë 25%. Përveç rënies së tretshmërisë, përqindja e lartë e celulozës ndikon në ngjeshjen e gropës së silazhit dhe cilësinë e foragjereve. Për silazhim optimal, nevojiten njohuri të specializuara dhe teknikë korrjeje moderne dhe efikase. Për t’ua ofruar fermerëve këto të dyja, kompania Pöttinger investon në kërkime dhe zhvillim të produkteve dhe makinerive bujqësore.

Intensiteti i përgatitjes

Qëllimi i përgatitjes është të “preket” shtresa e fortë në fijet e barit. Masa për silazhim lëshon më lehtë ujin dhe thahet më shpejt. Përgatitja realizohet me makineri me dhëmbëza në formë V-je, të cilat janë të rreshtuara në formë spiraleje. Kalibrimi i saktë i makinës silazhuese është i rëndësishëm. Silazhi duhet të përgatitet pa dëmtuar strukturën e foragjereve. Më tej është studiuar raporti i ndërsjellë midis intensitetit të përgatitjes së silazhit dhe aftësisë silazhuese të foragjereve në eksperimente në fushë dhe në laboratorë. Nga kontrollet rezultoi se përgatitja e fortë dhe intensive shpesh shkakton humbje të mëdha. Duhet treguar kujdes i veçantë për përgatitjen efektive dhe të kujdesshme.

Teknika e depozitimit

Për të arritur nivelin optimal të tharjes në fushë, pas korrjes masa e foragjereve duhet të shtrihet në mënyrë uniforme. Gjerësia e korrjes përdoret si orientim për sipërfaqen maksimale të avullimit. Këtu u testuan edhe zgjidhje të tjera në eksperimentet në fushë dhe në mjedise të kontrolluara klimatikisht.

Tharja në fushë

Procesi i tharjes varet nga sasia e foragjereve në fushë. Me 4-5 ton lëndë të thatë (LTH) në fillim, 30-50% LTH arrihet vetëm me tharje ideale. Shtrirja uniforme e masës dyfishon LTH-në brenda ditës, por përmbajtja e lagështisë bie deri në 30%. Shpërndarja uniforme në një sipërfaqe më të madhe realizon tharjen optimale të masës. Kur bari është i rreshtuar, vetëm 30-50% e fushës përdoret në varësi të fazës së tharjes.

Aftësia silazhuese e foragjereve

Përmes përgatitjes (shtypjes së kërcellit me makineri) ndryshojnë vetitë fiziologjike të foragjereve. Aftësia për avullim rritet dhe bakteret e acidit laktik mund ta përdorin më mirë sheqerin për fermentim. Si pasojë, vlera e pH-së në silazh ulet më shpejt dhe cilësia e foragjereve rritet.

Si të kursesh kohë?

Ecuria e punës thjeshtohet dhe kështu kursehet kohë. Shpërndarja e menjëhershme dhe e përsëritur nuk është më e nevojshme. Duke reduktuar procesin e parë të shpërndarjes së barit, thjeshtohet procesi i punës në fermë dhe shmangen problemet organizative me makineritë.

Kohë e shkurtër qëndrimi në fushë (humbjet nga frymëmarrja arrijnë 1–3% në ditë): Nëse foragjeret qëndrojnë për një kohë të gjatë në fushë pas korrjes, ato humbasin lëndë ushqyese për shkak të frymëmarrjes. Mbledhja e shpejtë zvogëlon këto humbje.

Rritja e shpejtë e përmbajtjes së lëndës së thatë (LTH) çdo ditë (deri në 200 kg LTH/ha në ditë): Tharja e shpejtë rrit përmbajtjen e lëndës së thatë (LTH) në foragjere me një sasi të konsiderueshme çdo ditë, duke e bërë procesin më efikas.

Ulje më e shpejtë e vlerës së pH-së në silazh, më pak rrezik nga fermentimi i gabuar (kalbëzimi), cilësi më e mirë: Tharja e shpejtë ndihmon në fermentimin e duhur të silazhit, duke ulur rrezikun e kalbëzimit dhe duke përmirësuar cilësinë e tij.

Më pak shpërndarje (çdo proces shpërndarjeje ka 1–2% humbje të lëndës së thatë): Sa më pak që foragjeret të lëvizen, aq më pak humbje të lëndës së thatë ka. Pra, manipulimi i pakët ndihmon në ruajtjen e lëndëve ushqyese.

Përparësitë e mëdha të teknologjisë së re

  • Kohë më e shkurtër tharjeje në fushë, më pak rrezik nga kushtet e këqija atmosferike.
  • Në kushte optimale, sasia e energjisë mund të përmirësohet deri në 10%.
  • Përdorim i reduktuar i makinerive.
  • Kursim i kohës së punës, menaxhim më i thjeshtë në ndërmarrje.
  • Më pak humbje nga tharja e tepërt, sasi më e lartë e përmbajtjes së proteinave.
  • Më pak shkelje në fushë.
  • I përshtatshëm për koordinim të efektshëm të makinerive.

Teknika me tharje ekstra “super i thatë” që shpërblehet shpejt: Silazhimi më i mirë me 10% më shumë përmbajtje energjie rrit marrjen e foragjereve të ashpra deri në 10%. Kjo kursen deri në 30% të përdorimit të koncentratit. Kursime të mundshme të ushqimit me koncentrat për çdo lopë deri mbi 700 kg. Në një tufë me 1,5 lopë/ha dhe 1.750 lekë/100 kg foragjere, kjo do të thotë një fitim prej 17.500 lekë/ha. Çdo proces shpërndarjeje i kursyer (rreth 25 minuta/ha) ul edhe një herë koston me rreth 1.750 lekë/ha. Në kushte optimale, me teknikën “super të thatë”, mund të arrihet një fitim i përbashkët prej 14.000 – 21.000 lekë për hektar.