Gica të shëndetshëm dhe vitalë me SchaumaLac Energietrunk

Përpunuar nga Klevis Xhardja

SCHAUMALAC M 70

Performanca e lartë e kafshëve kërkon një sistem tretës të qëndrueshëm dhe funksional. Megjithatë, jo gjithmonë gjithçka shkon sipas pritshmërive. Shkaqet e diarresë – sidomos te gicat e vegjël – janë të shumta, po aq sa edhe patogjenët që e shkaktojnë.

Një fakt mbetet i përbashkët në çdo rast të diarresë: humbja masive e lëngjeve dhe mineraleve, e cila dobëson më tej kafshët që tashmë janë në gjendje të brishtë shëndetësore. Shpesh, nuk është infeksioni që shkakton humbjen e gicave të vegjël, por pasojat e tij – si dehidratimi dhe mungesa e energjisë. Në këto raste, furnizimi i shpejtë me ujë dhe elektrolite mund të jetë jetik.

Elektrolitet – çfarë janë?

Me termin “elektrolite” nënkuptohen zakonisht substanca që, kur treten në ujë, mund të përcjellin rrymë elektrike. Këtu përfshihen kripërat, acidet dhe bazat. Në një kuptim më të ngushtë, elektrolitet i referohen joneve të rëndësishme për metabolizmin e kafshëve, si natriumi (Na⁺), kaliumi (K⁺), kloruri (Cl⁻) dhe bikarbonati (HCO₃⁻). Gjithashtu, një rol të rëndësishëm luajnë edhe kalciumi (Ca²⁺) dhe magnezi (Mg²⁺). Shenjat pozitive (+) dhe negative (−) tregojnë ngarkesën elektrike të këtyre grimcave.

Elektrolitet janë thelbësore për funksionimin normal të të gjitha proceseve jetësore. Ato veprojnë mbi parimin që uji lëviz gjithmonë nga një zonë me përqendrim më të ulët drejt një zone me përqendrim më të lartë. Përmes këtij mekanizmi, organizmi, për shembull, rregullon marrjen e ujit nga zorra: natriumi “pompohet” nga zorra në qeliza përmes konsumimit të energjisë, dhe si reagim, uji lëviz për të baraspeshuar përqendrimin më të lartë të kripërave brenda qelizave.

Çrregullimet në balancën e elektroliteve

Në organizmin e kafshëve të shëndetshme, nivelet e elektroliteve mbahen të qëndrueshme dhe brenda një diapazoni shumë të kufizuar. Ky balancim bëhet kryesisht nga veshkat, të cilat filtrojnë gjakun dhe përpunojnë lëngjet trupore duke larguar tepricat ose duke ruajtur ato elektrolite që trupi ka nevojë, për të siguruar funksionimin normal të organeve dhe proceseve të ndryshme metabolike. Nëse shfaqet diarreja, kjo balancë prishet. Për t’u çliruar nga toksinat bakteriale që prodhohen nga disa patogjenë si E. coli apo Clostridiet, elektrolitet (sidomos kloruri Cl- dhe bikarbonati HCO3-) sekretohen në sasi më të madhe në zorrë. Uji ndjek elektrolitet, duke bërë që përmbajtja e zorrëve të bëhet më e lëngshme. Gjithashtu, rezorptimi i ujit në zorrë ulet sepse fijezoret e zorrëve dëmtohen nga patogjenët që shkaktojnë diarrenë.

Acidoza gjatë diarresë

Humbja e bikarbonatit që është një substancë bazike, shkakton një përmbysje në balancën acid-bazë të organizmit, që quhet acidozë metabolike. Organizmi reagon me një frymëmarrje më të shpejtë dhe më të thellë dhe tensioni i gjakut bie. Kafshët duken të lodhura dhe të dëshpëruara; në rastet ekstreme, acidoza mund të çojë deri në vdekje. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të sigurohet shpejt furnizimi me lëngje, energji të lehtë të tretshme (si sheqeri i rrushit) dhe substanca që tamponojnë aciditetin.

Zgjidhja me SchaumaLac Energietrunk

Përdorimi i SchaumaLac Energietrunk ndihmon shumë në lehtësimin e simptomave të diarresë. Kompensimi i humbjes së lëngjeve ndihmon në rikuperimin më të shpejtë të organizmit. Cilësia e produktit bazohet në përmbajtjen e lartë të energjisë dhe elektroliteve cilësore. Për më tepër, përbërës të veçantë si Bonvital, vitaminat E dhe C, si dhe karbohidratet me efekt prebiotik, ndikojnë pozitivisht në funksionin e zorrëve dhe në rezistencën e kafshëve.

Kur të ofrohen elektrolitet?

SchaumaLac Energietrunk nuk është vetëm për përdorim gjatë diarresë akute. Ai është i dobishëm edhe në periudha stresi, si pas transportit të gjatë, gjatë shkëputjes nga gjiri apo zhvendosjes së kafshëve, ku ndikimi pozitiv në metabolizëm është i dukshëm. Gjithashtu, në rastet e diarresë së hershme te të porsalindurit, përdorimi i kësaj pijeje ka dhënë rezultate të mira, pasi edhe të porsalindurit pinë sasi të konsiderueshme lëngu kur u ofrohet.

Elektrolite për dosën

Largimi i placentës dhe lëngut amniotik gjatë lindjes sjell humbje të mëdha të lëngjeve dhe elektroliteve për dosën. Megjithëse uji i konsumuar rikthen lëngjet, mineralet e humbura zëvendësohen gradualisht përmes ushqimit. Duke i dhënë SchaumaLac Energietrunk menjëherë pas lindjes, balanca e elektroliteve për dosën kompensohet që në fillim të periudhës së laktacionit, duke përmirësuar marrjen e ushqimit dhe prodhimin e qumështit.

Ujë edhe për të porsalindurit?

Konsumi mesatar i ujit nga të porsalindurit varet shumë nga temperatura e ambientit. Në temperaturë 20 °C dhe 28 °C, uji i marrë rritet gjatë ditëve të para të jetës, duke siguruar hidratim të nevojshëm për shëndetin dhe zhvillimin e tyre.

Përfundim

SchaumaLac Energietrunk ndihmon në lehtësimin e simptomave shoqëruese të diarresë te të porsalindurit, në një mënyrë të thjeshtë dhe efektive. Gjithashtu, administrimi i këtij produkti te dosa pas lindjes sjell përfitime të qarta në performancën e saj. SchaumaLac Energietrunk përbën një element kyç për një rritje të shëndetshme të të porsalindurve dhe për një prodhimtari më të qëndrueshme dhe fitimprurëse në fermë.