Schaumacid: Shëndet Stabil, Performancë Stabile

Përpunuar nga Klevis Xhardja

SCHAUMALAC M 70

Përdorimi i acideve dhe kripërave të tyre në ushqimin e derrkucave dhe në fazën e parapjelljes është studiuar thellësisht në kuadër të kërkimeve Schaumann dhe ka qenë gjithmonë një komponent integral i konceptit të ushqyerjes Schaumann. SchaumaCid përmirëson dhe stabilizon mikroflorën në traktin tretës. Qëllimi: Balancimi i florës gastrointestinale dhe, nëpërmjet kësaj, kafshë të shëndetshme me një shfrytëzim të mirë të ushqimit dhe norma të larta rritjeje.

Flora Intestinale Përcakton Performancën e Kafshëve

Gjendja e ekuilibruar e florës gastrointestinale përcakton në masë të madhe shëndetin dhe performancën e derrkucit. Tek derrkucat e shëndetshëm, flora intestinale ofron një mbrojtje të mjaftueshme kundër baktereve invaduese, si p.sh., bakteret Escherichia coli. Këto, ashtu si dhe baktere të tjera, janë ubikuitare, d.m.th., ato janë vazhdimisht të pranishme në mjedisin e derrave. Situatat stresuese si ndryshimi i ushqimit, zhvendosja, transporti, kushtet jo optimale klimatike dhe të stallës, përdorimi i medikamenteve dhe mangësitë eventuale higjienike, çojnë në një dobësim të mbrojtjes nga infeksionet. Kështu, një shumim masiv i E. coli-ve nuk ndalon më. Diarretë dhe humbjet e shtuara janë të programuara. Kjo është veçanërisht e vërtetë për derrkucat e vegjël, të cilët kanë një strukturë relativisht të paqëndrueshme të florës intestinale. Gjatë fazës së thithjes dhe rritjes, edhe ngarkesa të vogla mund të çojnë në situata kritike.

SchaumaCid Stabilizon Tretjen

Stabilizimi i mikroflorës së traktit gastrointestinal është një drejtim thelbësor i acidit ushqimor “SchaumaCid” të Schaumann. Ky acid ka një efekt të fortë në grupin e baktereve Gram-negative, ku bëjnë pjesë edhe bakteret E. coli. Prandaj, me SchaumaCid është e mundur, përmes ushqyerjes, të ndikohet pozitivisht popullimi mikrobial dhe rrjedhimisht përmbajtja e baktereve E. coli në zorrë. Zhvillimi i baktereve të acidit laktik mbështetet. Në krahasim me acidin propionik, SchaumaCid, për shkak të specifikitetit të tij për bakteret Gram-negative, tregon një efikasitet katërfish më të lartë kundër E. coli (shih Figurën 1).

SchaumaCid Ul Vlerën e pH-së në Stomak

Një vlerë e ulët e pH-së dhe një kapacitet i ulët lidhës i acidit të ushqimit mbështesin acidifikimin e përmbajtjes së stomakut dhe, rrjedhimisht, prodhimin e acidit klorhidrik të stomakut. Dekompozimi i proteinave dhe tretshmëria nxiten. Për një dekompozim optimal të proteinave nga enzima pepsinë në stomak, kërkohet një vlerë pH nën 4. Kjo nuk garantohet te derrkucat e vegjël – veçanërisht në fazën e shkëputjes. Veprimi i SchaumaCid për uljen e pH-së në ushqim tregohet në Figurën 2. Në një fazë të prodhimit ende të pamjaftueshëm të acidit klorhidrik në stomak, SchaumaCid redukton kapacitetin lidhës të acidit të ushqimit dhe mundëson një dekompozim intensiv të proteinave në stomak. Ulja e vlerës së pH-së gjithashtu promovon disponueshmërinë e mineraleve të elementëve të shumtë, siç është vërtetuar tashmë në eksperimente të ndryshme për elementët makro si fosfori dhe kalciumi.

SchaumaCid – Siguri përmes Profilaksisë së Coli-ve

Diarretë e shkaktuara nga E. coli shkaktojnë probleme të mëdha, veçanërisht te derrkucat e porsalindur dhe gjatë fazës së shkëputjes. Pika fillestare mund të jetë, sidomos në rastin e diarreve të para, një marrje e lartë e E. coli-ve përmes kontaktit me feçet ose konsumimit të feçeve nga derrkucat. Feçet e dosave zakonisht përmbajnë E. coli dhe paraqesin një potencial të lartë infektiv. Prandaj, është thelbësore të ulet eliminimi i E. coli-ve nga dosa, p.sh., duke marrë rreth 5 t material testues dhe të paktën pesë mostra nga pika të ndryshme dhe lartësi të ndryshme. Vetëm matjet ekzakte krijojnë parakushtet për doza të sakta dhe eliminim efikas të patogjenëve. Gjithashtu, duhet të koordinohet koha e ruajtjes dhe dozimi. Në rast të ruajtjes më të gjatë, duhet të bëhet një ridodozim. Një tabelë dozimi ofron orientim dhe siguri. Edhe pas një viti ruajtjeje, drithërat mbeten të freskëta dhe me cilësi të lartë.