SchaumaCid Soft – Tretje e mirë, rritje e shëndetshme

Përpunuar nga Klevis Xhardja

SCHAUMALAC M 70

Acidi ushqyes SchaumaCid nga Schaumann ka treguar efektet e tij pozitive në performancën e gicave pas ndarjes nga gjiri, si dhe gjatë fazës së rritjes dhe majmërisë së derrave. Qëllimi kryesor i përdorimit të SchaumaCid është parandalimi i diarresë dhe optimizimi i funksionit të zorrëve te gicat, të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj çrregullimeve të tretjes.

Efekti i acideve organike është më i fuqishëm gjatë javës së parë pas ndarjes nga gjiri, periudhë kur sistemi tretës nuk është ende i zhvilluar plotësisht. Sekretimi i pamjaftueshëm i acidit klorhidrik dhe enzimave çon në zhvillimin e shtuar të baktereve në zorrë, duke ndikuar negativisht në zhvillimin dhe performancën e kafshëve. Kjo shpjegon edhe ndjeshmërinë e lartë ndaj problemeve të tretjes.

Fillim i suksesshëm në fazën e majmërisë

Përmes uljes së vlerës së pH-së dhe reduktimit të kapacitetit tamponues të racioneve, përmirësohet ndjeshëm tretja e proteinave dhe përthithja e lëndëve ushqyese. Si rezultat, mbeten më pak lëndë ushqyese të papërthithura në traktin tretës – duke kufizuar rritjen e mikroorganizmave të padëshiruar dhe prodhimin e metabolitëve të tyre. Vetëm një sistem tretës që funksionon optimalisht garanton shfrytëzimin maksimal të potencialit të rritjes, duke siguruar një fillim të mirë për fazën e majmërisë që pason.

Përdorim në ushqimin e lëngshëm

Një fushë tjetër e rëndësishme aplikimi e SchaumaCid Soft është stabilizimi i ushqimit të lëngshëm, si në rritje, ashtu edhe në majmëri. Qëllimi është krijimi i një mjedisi që nxit zhvillimin e mikroorganizmave të dobishëm dhe ndalon shumimin e atyre të padëshiruar, si: maja, myqe dhe baktere.

SchaumaCid Soft plotëson profilin veprues të acideve ushqimore të Schaumann. Falë formës së tij të tamponuar, është më pak korroziv dhe shumë i sigurt për përdorim. Përbërja e tij e veçantë siguron që acidi i tamponuar të jetë i disponueshëm në formë të lirë edhe në fazën e lëngshme. Baza aktive e produktit është formiati i amoniumit, i cili siguron një efekt të fuqishëm antimikrobik, nëpërmjet ndryshimit të pH-së dhe prishjes së ekuilibrit biologjik të qelizave bakteriale.

SchaumaCid Soft, edhe pse me efikasitet të ngjashëm me SchaumaCid-in klasik, klasifikohet si produkt jo i rrezikshëm. Në testet e korrozionit, tregoi vetëm 15% të efektit korroziv krahasuar me acidin e pastër.

Vlera e pH-it është vendimtare

Reduktimi i vlerës së pH-së në ushqim ndihmon në acidifikimin e stomakut dhe stimulon prodhimin natyror të acidit klorhidrik. Me përdorimin e 0.2% SchaumaCid Soft në ushqimin e lëngshëm, u arrit një ulje e pH-së nga 5.4 në 4.7 dhe aktiviteti i majave u ndal plotësisht.

Matja e aktivitetit të majave në të njëjtën mostër tregoi një rezultat përkatës (shih tabelën 1). Përdorimi i SchaumaCid Soft ndaloi aktivitetin e majave në grupin e ushqimit. Në krahasim me grupin e kontrollit, aktiviteti i majave mbeti në një nivel shumë të ulët. Kjo vërteton qartë efektin anti-majë të acidit të tamponuar. Përveç përfitimeve higjienike të SchaumaCid Soft në lidhje me përzierjen e ushqimit dhe ushqimin e lëngshëm, priten gjithashtu efekte të rëndësishme pozitive në performancën e kafshëve

Performancë e përmirësuar në ushqim dhe rritje

Eksperimentet në Qendrën Kërkimore Hülsenberg kanë treguar përmirësime të ndjeshme në performancën e derrave:

Përbërja e ushqimit të përdorur:

  • 70,5% drithëra
  • 22% miell soje (ekstraktim)
  • 2% vaj soje
  • 5% premiks mineral Schaumann
  • 0,5% SchaumaCid Soft

Rezultatet:

  • pH i ushqimit: 5.6 (kontroll) → 4.9 (me SchaumaCid Soft)
  • Shtim ditor në peshë: 461 g (kontroll) → 503 g
  • aporti i konvertimit të ushqimit: 1.73 → 1.57

Përdorime të gjera – edhe te dosat dhe shpendët

SchaumaCid Soft është efektiv edhe në:

  • Ushqimin e dosave, ku ndihmon në reduktimin e bakterieve të tipit Coli, të pranishme zakonisht në jashtëqitje.
  • Ushqimin e shpendëve, ku ndihmon në ruajtjen e higjienës dhe uljen e rrezikut infektiv.
  • Dezinfektimin e ujit të pijshëm përmes dozimit të kontrolluar.

Rezultatet:

  • pH i ushqimit: 5.6 (kontroll) → 4.9 (me SchaumaCid Soft)
  • Shtim ditor në peshë: 461 g (kontroll) → 503 g
  • Raporti i konvertimit të ushqimit: 1.73 → 1.57

Përmbledhje

Acidet ushqimore të Schaumann, përfshirë SchaumaCid Soft, janë veçanërisht efektive në:

  • Parandalimin e diarresë pas ndarjes nga gjiri
  • Stabilizimin e florës intestinale dhe funksionit të stomakut
  • Rritjen e performancës dhe shëndetit të kafshëve

Gicat që nuk vuajnë nga diarreja kanë kapacitet më të lartë për të realizuar potencialin e tyre në fazën e majmërisë. SchaumaCid Soft është një zgjidhje efikase, e sigurt dhe me spektër të gjerë përdorimi.