Përfitimet e qarta në rritjen e gicave
Përpunuar nga Klevis Xhardja
Përdorimi i kombinimeve të studiuara të acideve është një zgjidhje me orientim të qartë drejt së ardhmes dhe me kosto të ulët për stabilizimin e ushqimeve me performancë të lartë për gicat. Qëllimi kryesor është frenimi dhe rregullimi i baktereve gram-pozitive dhe gram-negative në traktin tretës të derrave. Ushqimi i ri mineral SchaumaLac Protect F 100 dhe ushqimi plotësues i ri SchaumaCid Protect janë të pasuruara me MCFA (acide yndyrore me zinxhir të mesëm). Veçanërisht në rritjen e gicave, klientët e Schaumann-it kanë konfirmuar përmirësimin dhe stabilizimin e shëndetit dhe performancës së tyre. Këto përvoja pozitive nga praktika shërbyen si bazë për zhvillimin e një prove të saktë me gicat e saposhkëputur nga nëna në Qendrën Mësimore dhe Eksperimentale Futterkamp. Synimi ishte të studiohej efekti i MCFA-ve mbi parametrat e performancës në rritjen e gicave, kur përziheshin ushqime të pajisura plotësisht (me acid, Bonvital, enzima, etj.) me dhe pa MCFA.
Organizimi i Provës
Në provë u përfshinë 240 gica hibride, të vendosur në dysheme plastike në grupe prej 12 kafshësh për çdo ndarje, me ndarje të përziera gjinore. Çdo grup ushqimor kishte nga 120 gica – përkatësisht 10 ndarje. Mosha mesatare ishte 24.1 ditë, me një peshë trupore mesatare prej 8.1 kg. Ushqyerja u krye në dy faza, me një ushqim Faza I për 15 ditët e para dhe Faza II për 25 ditët pasuese, pothuajse ad libitum, përmes një sistemi Spotmix. Ushqimi kontrollues përmbante një përzierje tradicionale acidesh nga programi Schaumann, ndërsa ushqimi eksperimental kishte shtesë 1% SchaumaCid Protect Granulat. Përveç përmbajtjes së MCFA-ve në SchaumaCid Protect, të dyja përzierjet e acideve ishin të njëjta. Parametrat e vëzhguar në provë ishin: zhvillimi i peshës trupore, marrja e ushqimit, koeficienti i konvertimit të ushqimit dhe gjendja subjektive shëndetësore e gicave.

Rezultatet
Rritja e peshës së gjallë, duke marrë parasysh një kohëzgjatje prove prej 40 ditësh dhe një peshë fillestare prej 8.1 kg, ishte në një nivel të lartë me mbi 450 g në ditë, duke arritur kështu një peshë mesatare përfundimtare prej 26 kg. Në fazën e parë të eksperimentit, rritja e peshës së gjallë u përmirësua ndjeshëm me gati 20 g në ditë (+8%) falë SchaumaCid Protect. Kjo epërsi nuk mundi të mbahej gjatë gjithë periudhës së provës. Megjithatë, grupi me SchaumaCid Protect pati një rritje ditore të peshës së gjallë me 6 g më shumë (+1.3%) krahasuar me grupin kontroll.

Me një shpenzim mesatar prej 1.6 kg ushqim për 1 kg shtesë në peshën e gjallë, koeficienti i konvertimit të ushqimit ishte në kufijtë normalë për periudhat përkatëse të rritjes. Falë përdorimit të SchaumaCid Protect, konsumi i ushqimit në fazën e parë të rritjes u zvogëlua me 6%, dhe në të gjithë periudhën e rritjes me 5% krahasuar me grupin kontroll, që do të thotë se u kursyen 80 g ushqim për çdo kg shtesë në peshën e gjallë.

Përfundimet
Rezultatet konfirmojnë potencialin e SchaumaCid Protect. Edhe një nivel i lartë i performancës mund të përmirësohet më tej. Përveç rritjes domethënëse të peshës së gjallë në fazën e parë të rritjes së gicave (FAZA I), acidet yndyrore me zinxhir të mesëm (MCFA) të SchaumaCid Protect ndikojnë pozitivisht në shfrytëzimin e lëndëve ushqyese, çka reflektohet në përmirësimin e ndjeshëm të shpenzimit të ushqimit. Për një shtesë prej 18 kg peshë e gjallë, nevojiten rreth 30 kg ushqim për rritjen e gicave. Përdorimi i SchaumaCid Protect Granulat e ul shpenzimin e ushqimit me 5%, që do të thotë se kursehen rreth 1.5 kg ushqim për çdo gic.

+355 (0) 44813303
agri@ap.com.al

