Bovin-S-Komplex

SCHAUMANN Energy

Për një metabolizëm optimal në rumen


Bovin-S-Komplex (BSK) është krijuar për të përmirësuar furnizimin energjitik të lopës.

Mekanizmi i veprimit:

  • Ndikon në përmirësimin e acidit acetik propionik, si pasojë rritet konsumi i ushqimit dhe furnizimi me energji i bakterieve në rumen , duke përmirësuar sintezën bakteriale të proteinës
  • Ndikon pozitivisht gjatë procesit të tretjes në parastomaqe
  • Rrit ngarkesën mikrobike në parastomaqe
  • Përbërja e Bovin-S-Komplex (BSK): është një kombinacion i substancave bimore të cilat mbështesin metabolizmin në rumen dhe reduktojnë krijimin e amoniakut në parastomaqe. Qendra eksperimentale Schauman ka punuar 20 vjet për produktin Bovin-S-Komplex (BSK), i cili është i specializuar për të mbrojtur organizmin nga furnizimi i tepërt me proteinë, në ushqimet me përqindje të lartë proteinë të asimilueshme (në nivel mbi 85% të barit, silazhi i barit, bari i thatë)
  • Më shumë proteinë krudo në zorrën e hollë (nXP).
  • Furnizimi optimal me aminoacide në zorrën e hollë.

Sjell përmirësime të ndjeshme në rritjen të sasisë së qumështit dhe përmirësimi i cilësisë së tij. Ulja e amoniakut të përqëndruar në rumen duke lehtësuar punën e mëlçisë – eleminohet/ reduktohet konsumi i energjisë së domosdoshme për sintezën e uresë.

Lopëve të cilat u ofrohet produkti BSK nëpërmjet linjës së premikseve Rindavit, kanë një qëndrueshmëri të lartë në periudhën e laktacionit. Duke përmirësuar kondicionin sjell afërsisht 0.9-1.2 kg qumësht më shumë për lopë në ditë.