RINDAVITAL VK C PLUS ATG
Është produkt special për periudhën tranzitore të barsmërisë-pjelljes:
Me fundin e periudhës së barsmërisë dhe me fillimin e periudhës së laktacionit, lopët me rendimente të larta kanë një bilanc negativ të energjisë.
Përbërja e veçantë e RINDAVITAL VK C PLUS me Carnitin, të mbrojtura për terrenin mikrobik në rumen, krijon kushte optimale të metabolizmit dhe përmirëson ndjeshëm rendimentin dhe fertilitetin e lopëve të qumështit.
Veçoritë:
- Përmirëson furnizimin me energji për funksionim normal të mëlçisë.
- Parandalon furnizimin e tepërt me acide yndyrore nga rezervatdhjamore.
- Konverton shpejt acidet yndyrore (me prejardhje nga depozitat dhjamore -trupore) në mëlçi.
- Detoksifikon metabolizmin ketonik nëpërmjet eleminimit, kjo që në hapate para të ketozës nëpërmjet urinës.
Rezultatet:
- Konsumim të shpejtë dhe të lartë të ushqimit menjëherë mbas procesit të pjelljes.
- Viça të fortë dhe vital
- Rendimente më të larta si për lopët po ashtu dhe për mëshqerrat.
- Rendiment qumështi të qëndrueshme.
- Ulet dukshëm rreziku i ketozës.
- Fertilitet dhe barsmëri e garantuar.
Përdorimi i produktit:
Përgjatë periudhës së tranzicionit:
- Faza 1 e periudhës së tharjes (6 javë): 100 g/kafshë në ditë.
- Faza 2 e periudhës së tharjes (3 javë para pjelljes): 200 g/kafshë në ditë.
Mbas pjelljes:
- 100 g/kafshë në ditë