SCHAUMACID A GRANULAT
Rëndësi e veçantë i‘u vu kujdesit të shëndetit të klientit dhe pranimit të këtyre produkteve nga kafshët.
Në këtë mënyrë kemi një gamë të gjerë produktesh acide ushqimore në formë të puferuar, që mund të përdoren lehtësisht. Larmia e acideve SCHAUMANN karakterizohet nga mënyra e gjerë e aplikimeve në linjën e derrit, gjedhit dhe shpendarisë si dhe nga mënyra e larmishme e përdorimit, në ushqim të thatë, për higjenën e ushqimit të lëngshëm, në linjat e ujit të pijshëm ose në aplikimin e konservimit të lëndëve të para (misër,grurë etj).
SCHAUMACID A GRANULAT (LIKUID OSE GRANULAT)
Siguri dhe performancë aktive e gicave, dosave dhe e shpendëve.
- Mbështet aktivitetin e enzimave tretëse. Nga ky fakt përmirësohet tretja e proteinave dhe e aminoacideve dhe përveç kësaj rritet disponueshmëria e përbërësve mineral dhe mikroelementëve.
- Reduktohet stresi në metabolizëm i shkaktuar përmes një sasie të vogël të produkteve bakteriale metabolike të tilla si është amoniaku. Në të kundërt këto produkte duhen neutralizuar dhe shkarkuar (duke përdorur energjinë).
- Përmirëson statusin shëndetsor të kafshëve, stabilizon sistemin tretës dhe përmirëson performancën përmes furnizimit me energji dhe lëndë ushqyese
- Acidi formik së bashku me acidin laktik është shumë efçient dhe aktiv në tretje. Përdorimi i acidit sorbik përforcon efektin antimikrobial të SCHAUMACID A Granulat për hapësirë të gjerë të pH. Prej kësaj arrihet një ndalim i suksesshëm i bakteries E. Coli në një vlerë pH deri në 7.
- Përmes një hartimi special arrihet edhe një përqindje e ulët e avullimit. Përdorimi i acidit nuk është i dëmshëm dhe nuk ka ndikim tek puntorët.