SEKRETET E RENDIMENTIT TË LARTË TË QUMËSHTIT: PRAKTIKA NGA NJË FERMË E SUKSESSHME
Përpunuar nga Klevis Xhardja
Lopët e shëndetshme me rendiment të lartë qumështi janë thelbësore për një fermë qumështi fitimprurëse. Një fermë në Austri tregon se me angazhimin dhe menaxhimin e duhur, mund të arrihen rendimente të larta.

Evolucioni i fermës: Nga Simmental në Holstein
Në vitin 1997, ferma filloi të përdorë një mikser ushqimi (Mishelator) dhe kaloi nga lopë Simmental në lopë Holstein, pasi këto të fundit sigurojnë rendiment më të lartë. Aktualisht, racioni ushqimor përmban 18.5% proteina dhe 6.9 MJ energji, duke mjaftuar për 30 litra qumësht. Për të plotësuar nevojat minerale, përdoret RINDAVIT EXTRA, ndërsa me anë të transponderit, lopët me rendiment të lartë marrin deri në 4 kg ushqim të koncentruar dhe RINDAVIT ASS-CO.
Menaxhimi i mëshqerrave: rritje e shpejtë dhe e shëndetshme
Me përmirësimin e menaxhimit, u investua në rritjen e mëshqerrave. Ato ndahen nga qumështi pas 6 javësh dhe nga 3 muajsh nuk ushqehen më me sanë. Mosha mesatare e pjelljes së parë është 24 muaj. Synohet që kullota të korret 5 herë në vit dhe silazhi të përgatitet me shtimin e Bonsilage për cilësi më të mirë.
Rëndësia e pushimit për lopët: më shumë qumësht, më shumë fitim
Çdo lopë me rendiment të lartë ka nevojë për pushim të mjaftueshëm. Çdo orë pushimi më shumë se 7 orë në ditë mund të rrisë prodhimin e qumështit me 1 kg. Lopët harxhojnë rreth 2-3 orë në ditë për të ngrënë, ripërtypur, pirë ujë dhe pushuar. Në stallat e mbipopulluara, lopët nuk kanë kohë të mjaftueshme për të ngrënë dhe pushuar, gjë që ndikon negativisht në rendimentin e qumështit. Përmirësimet e vazhdueshme dhe zbatimi i praktikave të reja janë çelësi i suksesit. Investimi në mëshqerra, ushqyerja e optimizuar dhe cilësia e foragjereve sjellin rritje të rendimentit.