Stresi nga temperaturat e larta: ndikimi në numrin e qelizave somatike dhe shëndetin e thundrave
Përpunuar nga Klevis Xhardja
Stresi nga temperaturat e larta konsiderohet një problem serioz, me simptoma që mund të shfaqen edhe muaj pasi temperaturat të kenë rënë. Ekspozimi afatgjatë ndaj nxehtësisë mund të ketë një sërë efektesh negative, duke përfshirë uljen e prodhimit të qumështit, pjellorinë e ulët dhe rritjen e problemeve shëndetësore. Stresi nga temperaturat e larta nuk ndikohet vetëm nga temperaturat e larta, por edhe nga kombinimi i temperaturës dhe lagështisë (shih grafikun më poshtë).


Statistikat e LKV Schleswig-Holstein tregojnë se si stina ndikon në numrin e qelizave somatike në qumësht. Numri i qelizave somatike në qumësht rritet gjatë verës dhe bie në vjeshtë, dimër dhe pranverë.

Hulumtimet në Universitetin e Misurit, SHBA tregojnë se lopët e ekspozuara ndaj stresit të nxehtësisë kanë një pH më të ulët të rumenit sesa lopët e ekspozuara ndaj temperaturave më të ulëta.

