Menaxhimi i higjienës
Përpunuar nga Klevis Xhardja
Thelbi është i thjeshtë: Parandalim në vend të trajtimit! Qëllimi duhet të jetë mbajtja e kafshëve të shëndetshme përmes menaxhimit të mirë dhe masave të qëndrueshme higjienike.
Pastrimi i bokseve për lëvizje
Një sfidë e madhe për menaxhimin e parazitëve në blegtorinë e derrave janë bokset e ngurtësuara që përdoren për lëvizje. Feçet ngelen në sipërfaqet e ngurtësuara. Aty mund të krijohet një terren i përsosur për mbarështimin e baktereve, mikrobeve dhe parazitëve, i cili favorizohet edhe nga lagështia. Derrat zhyten në feçet e tyre – sidomos në mot të nxehtë – dhe gëlltisin parazitë dhe mikrobe. Prandaj, është e rëndësishme të hiqni dhe pastroni rregullisht bokset.
Pastrimi i stallës
Nëse stalla është përkohësisht bosh, rekomandohet pastrimi i thatë dhe i lagësht.. Më pas, stalla duhet të thahet. Përveç kësaj, mund të përdoren acide dhe pluhur guri, si dhe sipërfaqet mund të trajtohen me gëlqere ose mikroorganizma efektivë. Pajisjet dhe aksesorët duhet gjithashtu të pastrohen.
Të ketë mjaftueshëm kashtë
Derrat qëndrojnë të pastër nëse kanë sipërfaqe të thata dhe të ndërthurura mirë.
Sigurimi i mirë i bokseve
Bokset duhet të sigurohen në mënyrë të tillë që derri i egër të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë me derrat e butë. Ata sigurohen më së miri me gardh të dyfishtë.

+355 (0) 44813303
agri@ap.com.al

