Kulloshtra siguron një fillim të suksesshëm në jetë

Përpunuar nga Klevis Xhardja

Icon RINDAMAST UNI

Furnizimi i viçit me antitrupa nëpërmjet kolostrumit në orët e para të jetës përcakton se sa i suksesshëm dhe i shëndetshëm do të jetë zhvillimi dhe pjesa tjetër e jetës së tij.

Orët e para janë vendimtare!

Një viç duhet të marrë rreth 200 g antitrupa në orët e para të jetës përmes kolostrumit. Kjo paraqet një sfidë të madhe menaxhimi nga njëra anë, përmbajtja e antitrupave në kolostrum bie me shpejtësi në orët pas pjelljes. Nga ana tjetër, aftësia e zorrëve për të absorbuar antitrupat zvogëlohet nga ora në orë (shih Figurën 1). Prandaj është e rëndësishme që të veprohet shpejt dhe të vlerësohet sa më mirë cilësia e kolostrumit.

1. Përdorimi i një refraktometri është mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë për të vlerësuar cilësinë e kolostrumit. Para përdorimit të parë, pajisja duhet patjetër të kalibrohet sipas udhëzimeve të prodhuesit. Më pas, vendosen një deri në dy pika kolostrum në prizmin e refraktometrit dhe kapaku mbyllet në mënyrë që lëngu të shpërndahet njëtrajtshëm në sipërfaqe. Pasi të jetë bërë shpërndarja, vlera Brix lexohet në pikën ku zona e bardhë kalon në zonën blu, duke dhënë kështu një tregues të qartë për cilësinë e kolostrumit.

2. Një kulloshtër e mirë duhet të ketë të paktën 22% Brix. Kjo korrespondon me një përmbajtje antitrupash prej rreth 75 gramë për litër kulloshtër. Megjithatë, një vlerë e lartë Brix është e dobishme vetëm nëse kulloshtra i jepet viçit brenda orëve të para të jetës. Vetëm atëherë viçi mund t’i absorbojë në mënyrë efektive antitrupat.

Vështrim i përgjithshëm për vlerësimin e cilësisë së kolostrumit

Nëse vlera e Brix-it rezulton e ulët, duhet të merren parasysh disa faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e kolostrumit. Ushqimi i thatë i lopës luan një rol thelbësor, pasi vetëm lopët që furnizohen në mënyrë të mjaftueshme me lëndë ushqyese, vitamina dhe elementë gjurmë gjatë kësaj periudhe janë në gjendje të prodhojnë kolostrum cilësor dhe në sasi të mjaftueshme. Edhe mosha e lopës është një element ndikues, sepse vlerat e Brix-it rriten me kalimin e viteve, për shkak të ekspozimit të saj gradual ndaj patogjenëve dhe formimit të antitrupave përkatës. Po ashtu, koha e mjeljes së parë pas pjelljes është vendimtare: kolostrumi duhet të mblidhet dhe t’i jepet viçit brenda 3–4 orëve të para për të siguruar përfitimin maksimal. Në raste kur nevojitet mbështetje shtesë, përdorimi i përmirësuesve të posaçëm të kolostrumit mund të rrisë furnizimin me imunoglobulina.