Probiotikët në ushqimin e kafshëve-Performancë më e mirë përmes shëndetit më të mirë

Përpunuar nga Jon Zeneli

SCHAUMALAC M 70

Fillimet e përdorimit të probiotikëve në ushqimin e kafshëve datojnë që prej më shumë se 15 vjet më parë. Eksperienca ka treguar shkallë të ndryshme suksesi dhe së fundmi efektet biologjike të tyre të miratuara në Gjermani, janë pozitive. Qëllimi është i njëjtë si me antibiotikët: përmirësimi i gjendjes shëndetsore dhe performancës së kafshëve.

Çfarë janë probiotikët?

Probiotikët janë preparate bakteriale ose maja, që përdoren në ushqimin e kafshëve si aditivë në vend të përmirësuesve të performancës ose sëbashku me to.

Aktualisht, në Gjermani përdoren:

  • Shtami M 74 nga Enterococcus faecium
  • Shtami SF 68 nga Enterococcus faecium
  • Bacillus toyoi

Dy preparatet e para janë baktere të acidit laktik, preparati i tretë përmban si përbërës aktiv spore të Bacillus toyoi.

Termi probiotik përdoret më shpesh, pasi përshkruan më së miri aspektin e ruajtjes së shëndetit të organizmit (probios = për jetën). Emra të tjerë janë: bioregullatorë, biostabilizues dhe stabilizues të florës së zorrëve. Ligji gjerman i ushqimit i konsideron aditivë mikrobikë për të stabilizuar florën e zorrëve.

Efektet e probiotikëve

Prof. Dr. Gedek, një mikrobiologe me përvojë e Universitetit të Mynihut, është marrë intensivisht me përdorimin, efektin dhe vlerësimin e probiotikëve. Ajo zbuloi se shqetësimet në traktin tretës të kafshëve shoqërohen gjithmonë me ndryshime në përbërjen e florës së zorrëve, të cilat si pasojë mund të kenë ndikim në performancën e tyre.

Në gjendje normale, flora bakteriale e zorrëve është në një gjendje ekuilibri, e cila quhet eubiosis. Për kafshën, kjo gjendje nënkupton stres më të pakët në bashkëjetesën me mikroorganizmat në traktin tretës. Flora kryesore përbën më shumë se 90% të florës totale dhe në thelb përbëhet nga bakteret e acidit laktik dhe bakteret bacile. Flora shoqëruese, më pak se 1% përbëhet kryesisht nga m.o enterokokesh dhe coli. Pjesa tjetër e florës është edhe më e dobët.

Çdo ndryshim në ekuilibër në florën e mbetur dhe/ose shoqëruese nënkupton një rritje të stresit, zhvillim më të ngadaltë, konvertim më të dobët të ushqimit dhe performancë më të ulët. Ndryshimet e forta në florën e zorrëve çojnë në diarre dhe rritje të ngordhshmërisë së kafshëve.

Kafshët e reja kanë një strukturë relativisht të paqëndrueshme të florës së zorrëve. Gjatë fazës së ushqyerjes me gji dhe rritjes, edhe streset e vogla si p.sh. ndryshimi i ushqimit, lëvizja e stallës, klima jooptimale, kushtet e stallës ose përdorimi i antibiotikëve mund të çojnë në një çekuilibër në florën e zorrëve. Si rezultat përqindja e florës shoqëruese rritet (veçanërisht një rritje e ndjeshme e koliformeve të padëshiruara), kështu që situata kritike arrihet shumë shpejt.

Përdorimi i probiotikëve te kafshët e reja bën të mundur eliminimin e mikrobeve patogjene (bakteret coli) në traktin e zorrëve. Sipas studimeve të deritanishme, kjo arrihet nëpërmjet vendosjes së probiotikëve në murret e zorrëve, shumimit të tyre dhe formimit të një biofilmi mbrojtës. Në këtë mënyrë ndodh „zhvendosja“ e baktereve patogjene.

Bakteret e acidit laktik ndihmojnë në eliminimin e mikrobeve patogjene.

Dallimet: përmirësuesit e performancës dhe probiotikët

Rezultatet te gicat

Rezultatet te gicat

Në këtë eksperiment u përdor shtami SF 68 i Streptococcus faecium.

Efektet pozitive në rritjen dhe përdorimin e ushqimit mund të demostrohen gjithashtu në një eksperiment për rritjen e derrave Huelenberg, në të cilin u përdor probiotiku Toyocerin në kombinim me një përmirësues të performancës (Tab 2).

Rezultatet u qartësuan pas shkëputjes nga gjiri. Konsumi i ushqimit në grupin e testit ishte më i lartë se ai i grupit të kontrollit dhe për shkak të performancës më të mirë të rritjes, çoi në një epërsi në konvertimin e ushqimit prej 8.5%. Ky konstatim tregon se flora e zorrëve ishte e rënduar në periudhën pas shkëputjes nga gjiri.

Tabelat 3 dhe 4 tregojnë rezultatet e një eksperimenti me gica të kryer nga nga Kompania Kërkimore IS në Wahlstedt. Gicat ishin të infektuar me E. coli. Ato kafshë që morën edhe probiotikun Toyocerin kishin simptoma më të lehta diarreje.

Një rezultat nga praktika tregon reduktim drastik të ngordhjeve të kafshëve, kur produkti special i Schaumann, Schauma-Ferm, u përdor menjëherë pas lindjes (shih Fig. 1). Schauma-Ferm – ndërkohë i zhvilluar më tej në Schauma-Ferm Fit – përmban shtamin M 74 të Enterococcus faecium si një përbërës aktiv shumë i rëndësishëm si probiotik.