PERFORMANCË OPTIMALE MAJMËRIE DHE THERJEJE-SchaumaLac

Përpunuar nga Klevis Xhardja

SCHAUMALAC M 70

Miratimi në nivel të BE-së i probiotikut të ri Bonvital nxiti zhvillimin e produkteve të specializuara për strategji të ndryshme të majmërisë. Kjo kërkoi optimizimin e të gjithë përbërësve, duke marrë parasysh rregulloret e reja ligjore për ushqimin e kafshëve. Një vëmendje e veçantë iu kushtua ndërveprimeve dhe antagonizmave midis përbërësve, sepse siç tregoi një seri e gjerë testesh, raportet e sakta të përbërësve janë më të rëndësishme se sasitë absolute individuale.

Fokusi te pranueshmëria e konsumatorit

Me synimin për të reduktuar ngarkesën metabolike, bëhet një plotësim i përshtatur me aminoacidet thelbësore lizinë, metioninë dhe treoninë. Furnizimi i optimizuar me proteina siguron bazën për formimin intensiv të mishit. Furnizimi me vitamina mundëson performancë të lartë të rritjes dhe siguron shëndetin e derrave të majmërisë. Për një furnizim të optimizuar me fosfor, mund të përdoren produkte të ndryshme speciale, në varësi të bazës së ushqimit (drithëra ose misër). Përdorimi konsekuent i Bonvital, në kombinim me acidet ushqimore Schaumann, lejon një ushqim probiotik që nga dita e parë e jetës deri në therje. Kështu, Schaumann arrin të ofrojë një alternativë ndaj përdorimit të nxitësve të performancës antibiotike, shumë kohë përpara se të hyjnë në fuqi kufizimet ligjore për ushqimin e kafshëve. Pikërisht në kohën e rënies së çmimeve dhe marzheve të ngushta, është jashtëzakonisht e rëndësishme të prodhohet mish me pranimin më të lartë të konsumatorit. Derra të shëndetshëm, të rritur në mënyrë probiotike, rriten shpejt dhe janë fitimprurës në prodhim.

Rezultatet kryesore nga Hülsenberg

Në teste të sakta në qendrën kërkimore Hülsenberg, 40 derra u ndanë në secilin grup prove, gjysma femra dhe gjysma derra të kastruar. Në fillim të provës, kafshët peshonin 29 kg. Ata u ushqyen me përzierje të pasura me drithëra me grurë, elb dhe shrot soje (Fig. 1). Grupi i kontrollit mori Phosphoral VE, i cili është i provuar në praktikë, ndërsa racioni i grupit të provës përmbante SchaumaLac VM 80 të ri. Kontrolli i peshës u krye kur kafshët arritën rreth 60 kg.

Ndërsa të dy grupet kishin shfrytëzim pothuajse të njëjtë të ushqimit, derrat e grupit SchaumaLac shfaqën një rritje më të mirë të peshës ditore. Në një nivel të lartë të përgjithshëm të majmërisë, SchaumaLac VM 80 i ridizajnuar mundësoi një rritje të konsiderueshme prej 3,5% (Fig 2).

Prova u vazhdua në zonën e majmërisë së mesme dhe të fundit me përzierje të ndryshuara. Ushqimi i grupit të provës përmbante tani SchaumaLac M 70 të ri, ndërsa grupi i kontrollit mori Phosphoral VE, siç praktikohet zakonisht.

Pas përfundimit të majmërisë, në kushte të tjera identike, edhe në pjesën e dytë të matjes u pa epërsia e linjës SchaumaLac me një përmirësim prej 2% të shtimit të përditshëm në peshë (Fig. 3). Në parametrat e cilësisë së mishit nuk u konstatuan dallime midis grupeve krahasuese.