Fosfori i tretshëm
Përpunuar nga Klevis Xhardja

Përzierjet e ushqimit të prodhuara në fermë për dosa, gica dhe derra majmërie mbi bazën e drithërave, sojës dhe premikseve minerale nga Schaumann dallohen për performancën e lartë. Një tjetër avantazh: ato mund të përshtaten individualisht për çdo fermë. Furnizimi i përshtatshëm me makroelemente planifikohet në mënyrë që mbi 80% e kalciumit dhe natriumit të vijnë nga përbërës mineralë me cilësi të lartë, të siguruar nga premiksi. Edhe për magnezin janë bërë përmirësime minerale të lehta me cilësi të lartë vitet e fundit. Situata me fosforin është më komplekse. Duke pasur parasysh rëndësinë qendrore të këtij elementi në metabolizëm, fraksionet e fosforit në ushqim duhen analizuar me kujdes, si nga sasia ashtu edhe nga cilësia. Kjo vlen sidomos për tretshmërinë e fosforit.
Sistemi i vlerësimit i përmirësuar
Një përzierje tipike e ushqimit për derrat në fermë, e përbërë nga drithëra, sojë dhe premiks/ushqim mineral, përmban 5,5 g fosfor total për kg. Rreth 70–75% e tij vjen nga burime bimore, pra nga drithërat dhe soja. Fosfori bimor tretet dobët, sepse përbëhet kryesisht nga fosfori i fitinës (rreth 2/3), dhe derri — njësoj si shpendët — nuk prodhon enzimë endogjene (fitazë) në traktin gastrointestinal për ta çliruar atë. Fitaza natyrale e pranishme në përbërësit e ushqimit nuk është e mjaftueshme. Prandaj, është e rëndësishme të plotësohen drithërat dhe soja me përbërës fosfori me tretshmëri të lartë përmes premiksit. Produktet e Schaumann e përmbushin këtë kërkesë me cilësi të provuar prej dekadash. Komiteti për standardet ushqimore i Shoqatës Gjermane të Fiziologjisë së Ushqyerjes ka përditësuar së fundi sistemin e vlerësimit të fosforit te derrat. Vlerësimi bëhet tashmë mbi bazën e fosforit të tretshëm (vP), i cili kërkon përshtatje të rekomandimeve për ushqimin dhe vlerësimin e përbërësve ushqimorë. Ky sistem mundëson një klasifikim më të saktë të përbërësve ushqimorë sesa më parë.
Gruri kryeson
Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur të dhënat e tretshmërisë së fosforit të matura në Gjermani dhe Holandë në eksperimente me kafshë. Vlerat e tjera janë të vlerësuara. Tretshmëria e fosforit ndryshon ndjeshëm. Te drithërat, misri ka tretshmërinë më të ulët (15%), ndërsa gruri ka më të lartën (65%). Drithërat e tjera dhe burimet e proteinave si sojë, kolzë, fasule dhe bizele renditen në mesataren e poshtme. Tretshmëria më e lartë, siç pritej, u gjet te fosfatet minerale të kalciumit, ku monokalciumfosfati dhe mononatriumfosfati arrijnë 90–95%. Ky vlerësim i hollësishëm lehtëson planifikimin dhe llogaritjen e racionit, por gjithashtu ka kufizime: fosfori i tretshëm nuk mund të analizohet në mënyrë rutinë laboratorike. Gjithashtu, baza e të dhënave duhet të plotësohet e përditësohet vazhdimisht. Pasoja praktike është se për shkak të këtyre ndryshimeve në tretshmërinë e fosforit, racionet me bazë misri kanë nevojë për sasi më të lartë fosfori në premiks sesa racionet me bazë gruri. Racionet me elb dhe thekër qëndrojnë në një pozicion të mesëm. Megjithatë, ndryshimet janë relativisht të vogla, prandaj nuk ka nevojë për ndryshime të premikseve minerale të Schaumann. Te dosat në laktacion dhe ato me barrëse, si dhe te gicat, përqindja e fosforit në premiks mbetet në nivelin që produktet e Schaumann ofrojnë aktualisht.
Cili është përfitimi i fitazës?
Mbetet për t’u testuar përmes provave afatgjata në fermë dhe laborator nëse dosat barrëve mund të mbijetojnë pa suplementim të fosforit. Ulja e ndjeshme e niveleve të fosforit në racionet e majmërisë së derrave, e cila është zbatuar në disa ferma, ngre përsëri pyetje: a mbeten të pandikuara të gjitha treguesit e rëndësishëm ekonomikë dhe shëndetësorë kur kafshët marrin vetëm fosfor bimor nga drithërat dhe proteinat? Deri tani, përvojat kanë qenë negative. Vlen të përmendet se, përmes përdorimit të fitazës mikrobike, arrihet një rritje e ndjeshme e tretshmërisë së fosforit në përbërësit e ushqimit me bazë bimore. Ndryshe nga vlerat e tabelës për drithëra dhe sojë, kur përdoret fitaza llogaritet një tretshmëri e fosforit rreth 65%. Derrat marrin më shumë fosfor të tretshëm bimor, prandaj premikset minerale me fitazë të Schaumann përmbajnë më pak fosfor. Kjo lehtëson balancën e fosforit në organizmin e kafshëve dhe ndikon pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit. Me rishikimin e vlerësimit të fosforit shoqërohet dhe një përditësim i rekomandimeve për kalciumin (Ca). Raporti i kalciumit ndaj fosforit të tretshëm duhet të jetë midis 2,5:1 dhe 3,0:1. Megjithatë, një rekomandim përfundimtar i diferencuar do të jetë i mundur vetëm pasi të analizohen përvoja dhe të dhëna të tjera praktike.


+355 (0) 44813303
agri@ap.com.al

