Nëse pirëset e ujit nuk mjaftojnë

Përpunuar nga Klevis Xhardja

SCHAUMALAC M 70

Cilësia e ujit të pijshëm: Gjatë analizave për cilësinë e ujit të pijshëm, zakonisht merret në konsideratë vetëm cilësia e ujit që hyn në fermë. Por më e rëndësishme është të përcaktohet cilësia e ujit atje ku ka ndikim të drejtpërdrejtë në performancën biologjike të kafshëve: në pikën e pirjes. Meqenëse në studimet e mëparshme praktike është konstatuar një dallim shpeshherë i madh ndërmjet cilësisë së ujit të pijshëm që është dhe atij që del në pikën e konsumimit, Departamenti i Bujqësisë në Soest zhvilloi një studim për të matur cilësinë e ujit në disa pika për çdo stallë. Ata dhanë gjithashtu rekomandime praktike për përmirësimin e higjienës së ujit të pijshëm. Në total u analizuan mbi 190 mostra nga 23 ferma derrash. E rëndësishme ishte që pirëset/ lugjet e ujit të përgatiteshin për marrjen e mostrave në të njëjtën mënyrë si më parë — Kjo do të thotë që mostrat u morën pak para se të vendosej grupi i ri i kafshëve. Studimi përfshiu si ferma për rritjen e derrave, ashtu edhe ferma për majmëri, të cilat kanë kërkesa të ndryshme për cilësinë e ujit të pijshëm. Kishte gjithashtu dallime në teknologjinë e përdorur për pirje (gota për pirje, nipple të kafshimit, nipple klasike), si dhe në përdorimin e sistemeve me dioksid klori për reduktimin e mikrobeve në tubacione. Qëllimi kryesor në higjienën e ujit të pijshëm duhet të jetë: ruajtja e cilësisë së ujit që hyn, deri në pikën e konsumit nga kafsha. Po si mund të zbatohet kjo në praktikë? Sistemet më të përshtatshme të pirjes janë ato në formë nipple — ato treguan në të gjitha fermat ngarkesa shumë më të ulëta mikrobiale krahasuar me gotat e pirjes (rreth 1/6 e ngarkesës mesatare bakteriale). Rezultatet mikrobiologjike për derrat për majmëri dhe gicat e sapo ndarë nga nëna treguan se, nëse zbatohen rreptësisht vlerat e rekomanduara, afro 80% e pikave të pijes në sektorin e gicave kishin ngarkesa mikrobiale të tepruara. Kufiti mikrobiologjik për ujin për kafshët e reja përputhet me kërkesat e rregullores për ujin e pijshëm për njerëzit. Duhet theksuar që për kafshët e rritura lejohen deri në 10 herë më shumë mikrobe, dhe madje ekziston edhe një zonë kalimtare ku lejohet deri në 100 herë ngarkesë krahasuar me vlerën për të rinjtë/njerëzit. Por edhe ky diapazon u tejkalua në 17% të mostrave. Duhet theksuar se këto vlera janë të përafërta,— domethënë nëse pastrimi i pikave të ujit neglizhohet, ngarkesa mikrobiale rritet përsëri. Por fatmirësisht, kjo do të thotë se me menaxhim të mirë të ujit të pijshëm, ngarkesat mund të ulen! Ndërtimi i sistemit të ujit ka gjithashtu ndikim në cilësi: për stalla të reja ose të rinovuara rekomandohen sistemet në unazë, që pastrohen më lehtë. Në sistemet ekzistuese me linja të thjeshta duhet siguruar që të mos ketë linja degëzuese, pasi ato janë ideale për shumim të mikrobeve dhe formimin e biofilmit. A është më i mirë uji i rrjetit qytetar sesa ai i pusit? Fatmirësisht, cilësia e ujit që hyn në fermë ishte shumë e mirë në të gjitha rastet, pavarësisht nga burimi. Megjithatë, në disa ferma cilësia u përkeqësua ndjeshëm deri në pikën e pirjen. Në mënyrë interesante, uji që arrinte te pirëset — kur përdorej uji i qytetit — kishte rreth 25% më shumë mikrobe se uji nga pusi. Kjo ndoshta për shkak të besimit të pavetëdijshëm se uji i qytetit është “i mirë”, dhe rrjedhimisht kujdesi për linjat brenda stallës është më i vogël. Ndërsa me ujin nga pusi, fermerët supozojnë se cilësia është më e ulët dhe për këtë arsye kujdesen më shumë për higjienën e brendshme.

Si të sigurojmë një cilësi të mirë të ujit në praktikë?

Pastërti e dukshme nga jashtë: Pijet duhet të jenë të pastra në pamje, veçanërisht para vendosjes së një grupi të ri kafshësh, që të shmanget kontakti me mikrobet e grupit të mëparshëm. Shpëlarje dyminutëshe e pikës së pijes u ul ndjeshëm ngarkesën mikrobiale. Kjo do të thotë rreth 3–5 litra për pike, dhe veçanërisht për ato linja që kanë qëndruar të papërdorura për më shumë se 10 ditë, ku ngarkesa mund të arrijë deri në 1.000-fishin e kufirit të lejuar! Këshillë praktike: Gjatë çdo ndarjeje të kafshëve në grupe, shpëlani për 1–2 minuta pirëset që nuk përdoren më, për të reduktuar formimin e biofilmit dhe të ujit të ndenjur. Mos harroni: shpëlani të gjitha pirëset para çdo installimi të ri! Edhe linjat që ende nuk janë në përdorim (p.sh. kur vendoset fillimisht një gjysmë e stallës) duhet të shpëlahen para vendosjes së grupit tjetër. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të kontrollohet sasia e rrjedhjes së ujit: rreth 2/3 e pikave kishin rrjedhje shumë të fortë, të papërshtatshme për fazën e zhvillimit të derrave. Kjo shkakton: Rritje të kotë të sasisë së plehut organik dhe konsum të panevojshëm të lartë ujit Vështirësi në konsum për kafshët e vogla, për shkak të presionit të lartë të ujit, duke e bërë gëlltitjen të vështirë (uji del nga goja) Gjithashtu, kjo nxit lojërat me ujë, duke e shpërdoruar atë edhe më shumë. Por çfarë do të thotë për kafshët numri i lartë i baktereve në ujin e pijshëm? Gjëja e fshehtë në lidhje me kontaminimin e lartë bakterial është se kafshët nuk shfaqin menjëherë simptoma të dukshme të sëmundjes (ose as nuk ngordhin). Nëse do të ishte kështu, higjiena e ujit të pijshëm do të ishte bërë prej kohësh një pjesë integrale e operacioneve të çdo ferme. Fatkeqësisht, simptomat e kontaminimit zakonisht manifestohen në vlera më të dobëta zhvillimore (p.sh., shtim në peshë çdo ditë), rritje të ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve, pjellori më të ulët dhe, në përgjithësi, simptoma shumë jo specifike. Megjithatë, këta faktorë nuk i atribuohen ujit, por shkaqeve të tjera (cilësia e ushqimit, gjenetika, sezoni, etj.). Për më tepër, këto shkaqe të dyshuara mbështeten nga fakti se këto vlera zhvillimore janë të qëndrueshme në të gjithë fermën (nëse një lug uji tregon numër tepër të lartë bakteresh, kjo zakonisht vlen edhe për lugjet e tjera të ujit). Mos harroni: Grupi i ri i kafshëve tashmë ka mjaftueshëm stres për shkak të transportit, kafshëve të reja, mjedisit të ri, etj., gjë që është e favorshme për infeksionet; prandaj, këto kafshë kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe ushqim me cilësi të lartë! Si mund të kontrolloni vetë cilësinë e ujit të pijshëm? Një metodë e thjeshtë: Merrni një mostër uji nga një pikë e dukshëm e pastër në një shishe qelqi ose transparente dhe kontrolloni për pastrinë me ndriçim (dritë dore).

  • Nëse uji është i turbullt, shpëlani linjën përsëri me të paktën 5 litra ujë (rreth 2 minuta), më pas merrni një mostër të re.
  • Uji nuk duhet të ketë turbullira apo grimca të ngurta të dukshme.
  • Ky inspektim vizual nuk garanton nivele të ulëta mikrobesh, por ndihmon në shmangien e rasteve ekstreme.
  • Për matje më të sakta, sidomos për kafshët e vogla, rekomandohet analiza laboratorike e disa mostrave një herë në vit, pasi këta janë më të ndjeshëm dhe kanë kufij shumë më të ulët. Këshillë praktike: Nëse nuk do ta pinit vetë atë ujë — mos ia ofroni as kafshëve!

    A duhet të përdorim patjetër një sistem me dioksid klori?

    Në fermat me këtë sistem, ngarkesa mikrobiale ishte vetëm ¼ e asaj në fermat pa të. Por, në fermat pa sistem, pas shpëlarjes 3-minutëshe, niveli ishte po aq i mirë sa në fermat me dioksid klori. Vëzhgim interesant: jo gjithmonë një sistem i instaluar do të thotë që përdoret në praktikë! Nëse gjatë shpëlarjes uji del shumë i ndotur, duhet të pastrohen linjat me solucion alkaline, ndjekur (nëse nevojitet) nga pastrues acid — kurrë të dy njëherësh! Kujdes! Pirëset duhet patjetër të shpëlahen mirë, përndryshe mund të dëmtohen kafshët!

Shpërndarja e sasisë së rrjedhës së ujit të matur. Për derrat për majmëri, janë marrë në konsideratë vlerat e rekomanduara për fazën e fundit të majmërisë. Nëse matjet do të ishin kryer në fazën e mesme të majmërisë, edhe më shumë ferma do të kishin rezultuar me shkallë rrjedhjeje të ujit më të lartë se e rekomanduara.